STOP- EMISIONI 163 (SEZONI 4) 17 prill 2019-Durrës, mjekja e familjes i refuzon ilacet e mjekëve të Sanatoriumit.

“Stop” është ndalur në Durrës për problemin e 77 vjecarit Shyqyri Stari. I moshuari është diagnostikuar e mjekuar në sanatoriumin e Tiranës dhe mjekët specialistë i kanë thënë, që duhet të vijojë kurimin me medikamentin e quajtur ksarelto.Por mjekja e familjes në Durrës nuk ia jep këtë ilac, pasi thotë, se e ka me protokoll, që duhet të nisë mjekimin me medikamente më të lira.Shyqyriu thotë, se 2 kokrra në ditë i kushtojnë atij 1 200 lekë të reja, por ai nuk mundet ta përballojë këtë kosto me pensionin modest.Edhe në fondin e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor thonë, se nuk kanë kompetencë të anashkalojnë protokollin, ndaj nuk mund t’i japin ksarelto të moshuarit.Ish ministri demokrat i fushës, Tritan Shehu, shpjegon, se këto burokraci i kushtojnë pacientit, ndaj duhet t’u jepet përparësi medikamenteve bashkëkohore nga ministria e shëndetësisë dhe fondit.

Pamjet e rralla, kur Lulzim Basha vinte në Tiranë me hetuesit e Hagës.

Nënkryetari demokrat Edmond Spaho ka bërë një status, ku shprehet, se holandezët do ia hanë kokën Ramës dhe përmendi mes holandezëve skuadrën e Ajaksit, parlamentin holandez, që votoi kthimin e vizave për Shqipërinë dhe Lulzim Bashën.Emisioni “Stop” sjell pamje të rralla, të majit të vitit 1999, kur Lulzim Basha vinte në Shqipëri me hetuesit e Hagës, në pozicionin e përkthyesit, për të dokumentuar krimet e luftës të serbëve ndaj popullsisë kosovare.Arta Dade është shprehur në një intervistë televizive, se socialistët duhet të heqin Edi Ramën dhe të gjejnë një kryeministër më të pranueshëm.

Vettingu i noterëve, përplasje Ministres Gjonaj-Sadushi.

Në rradhën e procesit të vettingut, pas gjyqtarëve, janë edhe noterët.Ligji parashikon, që brenda një muaji, noterët të dorëzojnë dosjet në Ministrinë e Drejtësisë, por deri tani gjithcka ka mbetur në vend numëro.Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, në përgjigje të interesimit të “Stop”, thotë, se janë hartuar të gjitha aktet nënligjore dhe ka nisur zbatimi i ligjit. Por nga ana tjetër, Mimoza Sadushi, kryetare e dhomës së noterëve, shpjegon, se procesi i dorëzimit të dosjeve, nuk ka nisur për shkak të akteve e formularëve, që duhet të përgatisë Ministria e Drejtësisë.

Të Fundit