STOP-EMISIONI 156(SEZONI 7) 8 Prill 2022-E ema pi birra ne lokale, 7 vjecari i braktisur fle rrugeve ne shi. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 156(SEZONI 7) 8 Prill 2022-E ema pi birra ne lokale, 7 vjecari i braktisur fle rrugeve ne shi.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur disa video, që tregojnë jetën e një 7 vjecari i cili është braktisur nga e ëma. Kjo e fundit punon natën dhe pi, duke e lënë fëmijën rrugëve e në mëshirë të fqinjëve.Ne shkojmë të shohim vetë fëmijën në njësinë numër 5. Banorët e njësisë 5 shprehen, se u vjen keq, ndaj kujdesen ata për fëmijën. Janë pikërisht fqinjët e 7 vjecarit, që kërkojnë sistemimin e tij në një qendër, ku të kujdesen për të.Edhe vetë i vogli është i ndërgjegjshëm, që për të kujdeset një komshije e quajtur Albana, pasi e ëma kthehet pas mesnate dhe rri e pi në lokal.

Në Tiranë u mbajt një aktivitet për bodybillding. Ne ishim aty dhe i pyetëm sportistët, sesa e vështirë është të ndërtosh trupin në këtë mënyrë, duke iu nënshtruar dietave dhe regjimit rigoroz.Mes tyre ishin dhe bodybillder të gjinisë femërore, të cilat u shprehën, se kanë ndjerë edhe paragjykime, për shkak të muskujve, që për disa njerëz, i bëjnë të duken si burra.

Për problemin e 7 vjecarit, që fle e rri rrugëve, pyesim të ëmën e tij.Ajo thotë, se nuk e mban dot të birin për arsye ekonomike. Ajo kërkon, që djalin ta marrë një institucion, në mënyrë, që të rritet dhe edukohet me kujdes e më pas ta marrë ajo.Pasi gazetarja e “Stop” komunikon me Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, ky i fundit ngarkon nënkryetaren Anisa Ruseti, të zgjidhë problemin e djalit 7 vjecar.Një grup nga njësia 5 me punonjësen e bashkisë dhe punonjësen sociale shkojnë aty ku banon djali dhe e marrin atë bashkë me të ëmën, fillimisht për t’i sistemuar në një qendër emergjente dhe pas vlerësimit, në një rezidencë të përhershme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *