“Me ze gjumi, se coj dot ne shkolle” nena pi alkol e le 2 muaj pa shkolle 7-vjecarin

Në redaksinë tonë kanë mbërritur disa video, që tregojnë jetën e një 7 vjecari i cili është braktisur nga e ëma. Kjo e fundit punon natën dhe pi, duke e lënë fëmijën rrugëve e në mëshirë të fqinjëve.Ne shkojmë të shohim vetë fëmijën në njësinë numër 5. Banorët e njësisë 5 shprehen, se u vjen keq, ndaj kujdesen ata për fëmijën. Janë pikërisht fqinjët e 7 vjecarit, që kërkojnë sistemimin e tij në një qendër, ku të kujdesen për të.Edhe vetë i vogli është i ndërgjegjshëm, që për të kujdeset një komshije e quajtur Albana, pasi e ëma kthehet pas mesnate dhe rri e pi në lokal.

Për problemin e 7 vjecarit, që fle e rri rrugëve, pyesim të ëmën e tij.Ajo thotë, se nuk e mban dot të birin për arsye ekonomike. Ajo kërkon, që djalin ta marrë një institucion, në mënyrë, që të rritet dhe edukohet me kujdes e më pas ta marrë ajo.Pasi gazetarja e “Stop” komunikon me Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, ky i fundit ngarkon nënkryetaren Anisa Ruseti, të zgjidhë problemin e djalit 7 vjecar.Një grup nga njësia 5 me punonjësen e bashkisë dhe punonjësen sociale shkojnë aty ku banon djali dhe e marrin atë bashkë me të ëmën, fillimisht për t’i sistemuar në një qendër emergjente dhe pas vlerësimit, në një rezidencë të përhershme.

Të Fundit