STOP – EMISIONI 155 (SEZONI 3) 6 prill 2018 Vlorë, blen dyqan, por nuk e merr dot, firma nuk i jep fitimin e munguar. – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 155 (SEZONI 3) 6 prill 2018 Vlorë, blen dyqan, por nuk e merr dot, firma nuk i jep fitimin e munguar.

Bezhan Rexhaj tregon se në vitin 2010 ka blerë një dyqan me vlerë 65 mijë euro nga Kreshnik Tepelena. Në kontratë thuhej se dyqani do të ishte gati për 6 muaj, por muajt u bënë vite dhe Kreshniku u zhduk, për t’u rishfaqur sot si drejtor i Drejtorisë së Patentave në Vlorë.

“Iu drejtova emisionit “Stop” për arsye se kam marrë një dyqan në lagjen “24 Maj” nga firma me administrator Kreshnik Tepelenën. Në momentin që bëmë akt – marrëveshjen, e bëmë se do të ma kthente dyqanin për 6 muaj. I pagova në dorë 55 mijë euro dhe 10 mijë euro ia kam dhënë me mandat arkëtimi. Në momentin që i dhashë paratë e fundit, më tha që brenda pak ditëve do ta mbaronte. Nga ky moment Kreshniku mu zhduk.

Pas vitit 2015 e hodha në gjyq dhe i kam marrë një shumë parash prej 20 milionë e 300 mijë lekësh si fitime të humbura”.

Denoncuesi tregon se ka paguar 65 mijë euro në dorë për dyqanin, për të cilat i është dashur të punojë 22 vite në emigracion. Ai rrëfen i përlotur se endet për këtë problem prej 8 vitesh, por nuk po gjen dot zgjidhje.

Përmbaruesi i çështjes, Arben Matani, pasi nuk gjeti as prona e as para në emër të shoqërisë, i ka dërguar shkresë zyrave noteriale për t’i ndaluar të kryejnë transaksione.

Emisioni “Stop” mundi të komunikojë me Kreshnik Tepelenën, ish -administratorin e shoqërisë “Eden & Andon” dhe kreun e Patentave , i cili thotë që ka qenë administrator, por firma nuk ka para ta paguajë Bezhan Rexhajt.

“Objekti ka mbaruar në vitin 2011. Dyqani është i mbaruar dhe unë mund t’i përgjigjem në momentin që të kem mandatin si administrator. Deri kur unë kam patur mundësinë si administrator t’i përgjigjem shoqërisë, ndërkohë që zotëria me gjysmën e parave që nuk ka dhënë, e vendos në funksion dyqanin”.

I pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop” se përse nuk ia ka dorëzuar dyqanin Bexhan Rexhajt sipas detyrimit ligjor, Tepelena u shpreh se nuk ka qenë vetëm përgjegjësia e tij, pasi janë tre ortakë. Ndërsa për vendimin e gjykatës për shlyerjen e fitimit të munguar, kreu i Patentave Vlorë tha: “Më vjen keq për këtë nuk përgjigjem dot!”

Banorët e Bërzhitës shtrojnë vetë rrugën e shpallin “pavarësinë”.

Banorët e fshatit Mihajas,Lugë e Poshtme, Njësia Administrative Bërzhitë, vuajnë për 5 kilometra rrugë. Ata i kanë hedhur rrugës zhavorr vetë, por Renaldo, që shkoi mes tyre, shprehet me humor, se kjo mund t’u quhet ndërtim pa leje dhe mund të përfundojnë në burg.Në fund, Renaldo premton të ndihmojë komuntetin, të shpallë pavarësinë për t’u vetëmenaxhuar…?!

18 vjet bojaxhi, bën kursin nga e para, por sorollatet për certifikatën.

Petrit Kolndreu, një bojaxhi në Kombinat, tregon se e ushtron prej 18 vjetësh këtë profesion.Por tani i kërkohet një certifikatë. Për këtë arsye, Petriti bëri një kurs, duke lyer edhe shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Pas kursit, Petriti nuk po merrte dot certifikatën, gjë që e penalizonte në raport me tregun e punës.Gazetarja e emisionit “Stop” u interesua pranë drejtorisë së shkollës së formimit profesional dhe drejtori Piro Jani tha, se procesi i prodhimit të kartonëve, do të zhbllokohet brenda javës.Pas një jave, Petrit Kolndreu mori në dorë kartonin, që e njeh si bojaxhi të certifikuar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *