STOP – EMISIONI 150 (SEZONI 3) 30 mars 2018 Porodinë, 200 shtëpi pa hipotekë prej 18 vjetësh, Stop zgjidh problemin.

Plot 200 shtëpi në fshatin Porodinë të Korcës janë të paregjistruara në hipotekë. Gazetarja e “Stop” shkon në këtë fshat, për të kuptuar dhe zgjidhur problematikën e mbartur.Banorët e fshatit thonë, se paguajnë të gjitha detyrimet, por që në vitin 2000 kryeplaku i fshatit dhe kryetari i komunës nuk kanë plotësuar formularin 01. Për pasojë, askush nuk bën dot asnjë lëvizje me shtëpinë e tij.Gazetarja me 50 burra të fshatit mësyjnë në zyrat e hipotekës, ku drejtori Leftjon Bardho, sqaron procedurat, që duhet të ndjekin banorët e Porodinës dhe shpreh gatishmërinë për zgjidhjen e shpejtë të problemit gati 20 vjecar.

Gjoba e padrejtë për makinën me xhama të zinj.

Hygert Rapaj tregon në “Stop”, se ka dalë disa herë në komisionin e policisë rrugore Fier, për shkak të xhamave të zinj të makinës së tij tip golf 4.Hygerti thotë, se makinë është e tillë nga fabrika, por autoritetet shqiptare nuk duan t’ia dinë.Ibrahim Nallbani, nga kontrolli i fizik i automjeteve Fier konfirmon, se xhamat e makinës janë origjinalë.Gazetarja e “Stop” shoqëron qytetarin Hygert Rrapaj në daljen e rradhës në komision, ngaku del vendimi, se gjoba ndaj tij do të anullohet dhe qytetari do të pajiset me një vërtetim, që të mos ketë më probleme.

Surpriza e hidhur: Tahiri i dhuroi motorrin e shërbimit, i kërkohet ta kthejë.

Xhemil Haluli u surprizua shumë në Qershor të vitit 2016, kur në prag të pensionit, pas pothuajse 44 vitesh punë në Policinë Rrugore, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri organizoi një ceremoni dhe i dhuroi motorin me të cilin kishte shërbyer në polici për disa dekada.

“Unë karrierën e Policisë Rrugore e kam filluar me 1 Shtator të vitit 1973. Kryesisht kam qenë gati 35 vjet polic trafiku. Shërbimi si polic trafiku është aq i bukur, por është edhe shumë i vështirë, se pasqyron Policinë e Shtetit. Për çdo të huaj që vjen në Shqipëri, kontaktin e parë e ka me policin e trafikut. E dyta, si kryen shërbimin, si zbaton ligjin…”, kujton Haluli.

Në Qershor të 2016-ës, karriera rreth 44-vjeçare e zotit Haluli ishte drejt fundit, ai do të dilte në pension dhe ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe mendoi t’i bënte një surprizë.

“Më jepet një shkresë urgjent, sepse unë isha edhe si tip korrieri. Do t’ia çosh urgjent ministrit në zyrë. E çoj unë atje… Hyj tek zyra e sekretarisë. Hyr më thonë se të kërkon ministri. Unë nuk kisha qenë ndonjëherë tek ministri. Del ministri bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe më thotë: -Si quhesh ti? Xhemil Haluli; Sa vite ke në Policinë e Shtetit? 43 për 44; Si e kemi Policinë e Shtetit? Në lartësinë e duhur- , i thashë. Mirë, mirë më tha, hajde zbresim. Në momentin që zbresim poshtë ne, i gjithë stafi i ministrisë ishte mbledhur.”

Haluli thotë se megjithëse motori është i rëndë dhe i vështirë për t’u përdorur, për të është edhe më i vlefshëm kur mendon se 2-3 të tillë kanë ngelur në Tiranë.

Por ndërkohë që ai priste nga momenti në moment që t’i kalonte edhe pronësia, të ndërroheshin targat dhe nga shtetëror të bëhej pronë civile, Halulit i erdhi një shkresë, që i kërkonte dorëzimin e motorit Guzi brenda 5 ditësh, pasi i ishte dhënë në kundërshtim me ligjin.

Në datën 16 Mars të vitit 2018, zotit Haluli i mbërrin shkresa nga Drejtoria e Policisë Rrugore Rajonale e Tiranës.

“Drejtuar Zotit Xhemil Haluli….duhet të paraqitet pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore brenda 5 ditëve për dorëzimin e motorit të mësipërm…”, shkruhej në shkresën, e cila për Halulin ishte si një “bombë”.

“Më thënë të drejtën kur më erdhi kjo shkresa më erdhi si bombë. Sepse unë prisja të më vinte shkresa e dorëzimit të motoçikletës për të kaluar dhe pajisur me targën civile. Dy vjet e ca, qëkur dola në pension unë prisja të më jepnin letrat.”

Pas disa ditësh Haluli e dorëzoi motorin e tij tip Guzi që iu bë dhuratë në 2016-ën nga ish-ministri i Brendshëm, Tahiri.

“Më ishte bërë si pjesëtar i familjes. Të gjitha veprimet i kryeja me këtë motor, për shi, borë e të gjitha. Vetëm me motor i mbaroja. Tani me thënë të drejtën sikur më mungon diçka e rëndësishme në familje. Ça t’i bësh, kështu i kanë ligjet.”

Por me ndërhyrjen e gazetarëve të “STOP” dhe interesimit personal të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, keqkuptimi u sqarua dhe motori u kthye tek i zoti.

“Dje në ora 14:00 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, më thirri në zyrën e tij dhe më komunikoi që dorëzimi i kësaj motoçiklete ka qenë një keqkuptim nga kuadrot e mëparshme, sepse ky motor nuk ishte hequr nga inventari i Policisë Rrugore. Edhe unë jua di për nder drejtuesve të policisë dhe emisionit “Stop”që bënë të mundur që më kthehet përsëri në pronësinë time.”

Të Fundit