Stop -EMISIONI 149 (SEZONI 5) 26 mars 2020- Izolimi dhe kufizimi i levizjes penalizon pacientet e hemodializes.

Më 13 mars të 2020-ës, Qeveria shqiptare kufizoi qarkullimin e automjeteve në vend, në kuadër të masave ndaj pandemisë së koronavirus.Pas dy ditësh u kufizua edhe qarkullimi i këmbësorëve.Por në një emision televiziv ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu garantoi, se pacientët e dializës, do të gjendej zgjidhje, duke u siguruar transportin këtyre pacientëve.Por në të kundërt, djali i një pacienti me hemodializë, thotë, se tani që Qeveria ka kufizuar lëvizjen, nuk ka mundur që ta cojë babain për hemodialize, sepse e gjobisin policët. Ai thotë, se duhet vërtetim nga spitali, leje nga policia rrugore, si dhe ta cojë në spital. Po ai vetë nuk ka automjet.Transporti i pacientëve të hemodializës, ka qenë problem edhe më parë, por sot ka arritur kulmin, sepse nëse nuk ke një makinë personale, pacientët duhet ta bëjnë këtë rrugë në këmbë.Në fakt, Stop ka shoqëruar një person, që ka nevojë për hemodializë, dhe shkon në spital me karrocë me rrota, i shoqëruar nga familja.

Kohë me pare emisioni Stop ka trajtuar në mëyrë të përsëritur ndotjen nga mbetjet spitalore dhe medikamentet e skaduara. Sërish të shtunën, më 21 mars, persona të papërgjegjshëm kanë hedhur ilace të skaduara në Pinet, Ndroq, buzë lumit Erzen.Kjo është një tjetër katastrofë mjedisore vetëm pak km nga Tirana dhe në një kohë, kur e gjithë popullsia shqiptare dhe botërore po lufton me pandeminë e corona virus.Por nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë thonë, që për këtë mungon baza ligjore.

Një burrë ka vënë pampers në kokë, si masë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Një gomar është fotografuar me skafandër në kokë, për t’ju përgjigjur situatës. Disa qytetarë janë rreshtuar si në autubus në shtëpinë, ku po kalojnë kohën e izolimit, në mënyrë që të krijojnë idenë e jetës reale.Një maceje i është vënë maskë mbrojtëse nga kovid 19. Ndërsa një tufë më pula lëshohen në vrapim, në ditën e parë të daljes nga karantina. Janë këto disa nga videot e fotot, që po qarkullojnë në rrjet, në kushtet e karantinës.

Të Fundit