STOP-EMISIONI 144(SEZONI 7) 23 Mars 2022- Pushoi ceshtjen para nje viti, Pajtime Fetahu nuk zbardh vendimin. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 144(SEZONI 7) 23 Mars 2022- Pushoi ceshtjen para nje viti, Pajtime Fetahu nuk zbardh vendimin.

Jemi në Elbasan për problemin e vëllezërve Vait dhe Naim Gega, të cilët për një cështje të vjedhjes së pronës, kanë përfunduar në Gjykaten e Elbasanit. Cështja e tyre u gjykua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila vendosi ta pushojë në në 9 mars 2021. Ka kaluar më shumë se një vit, por vendimi ende nuk është zbardhur.Avokaja Eda Grimci shpjegon, se afati ligjor për zbardhjen e vendimit është 20 ditë. Brenda kësaj kohe gjyqtarja duhet ta cojë vendimin e zbardhur në kryesekretari.Në Gjykatën e Elbasanit vëllezërve Gega u thonë, që duhet ta presin vendimin në shtëpi.Edhe interesimit të gazetares së “Stop” në Gjykatën e Elbasanit nuk iu përgjigj njeri, me justifikimin, se sekretarja e Pajtime Fetahut është në gjyq dhe kur dosja të zbardhet, do të jetë në kryesekretari.

Ditën e djeshme treguam sesi në Tiranë ka gëluar biznesi i masazheve, që shërben si kamuflim për shërbime seksuale, ndonëse prostitucioni është me ligj i ndaluar në Shqipëri. Në qendrën e quajtur Smart Spa, pranë zonës së 9-katësheve, vajzat, ofrojnë marrdhënie seksuale kundrejt shumave të parave. Aty mund të zgjedhësh vajzën që do, dhe më pas të konsumosh raport intim. Për gjithë “shërbimin full ekstra”, vajzat thonë, se duhet paguar 100 euro.Ato treguan, se shpesh u vijnë klientë në mes të natës dhe të pirë, por nuk i kthejnë dot mbrapsht, pasi menaxherët i kontrollojnë në kamera. Menjëherë pas transmetimit të emisionit “Stop”, Specialistët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në policinë e Tiranës, finalizuan operacionin e koduar “Camouflage 22”. Gjatë këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases S. H., 21 vjeçe, admistratore e qendrës së masazheve. Ajo akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”. Po kështu ranë në pranga shtetasja me iniciale E. Y., 26 vjeçe, punonjëse në këtë qendër dhe L.V., 25 vjeç, klient, të dy të akuzuar për veprën penale të prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Jemi në Elbasan tek lagjia NSHU, ku banon familja Balia.Kryefamiljari, Neritan Balia, 54 vjecar nga Durrësi, tregon, se prej 7 vitesh jeton në Elbasan bashkë me 3 fëmijët e tij 7, 13 dhe 16 vjec, pasi është ndarë nga bashkëshortja. Neritani thotë, se nuk merr ndihmë ekonomike, por jeton duke mbledhur kanace dhe shishe plastike.Por ajo, që fiton nuk i del për qira, ujë e drita, pa përmendur pompat e azmës për dy nga fëmijët.Pas kësaj historie, “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” siguroi ushqime dhe veshmbathje për familjen Balia.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *