STOP – EMISIONI 135 (SEZONI 4) 7 mars 2019-Shkon te kallzoje vjedhjen e motorrit, policia e arreston dhe e ve nen akuze!


Donald Shehu banor i kryeqytetit, i është drejtuar emisionit “Stop” , për të denoncuar atë, që i ka ndodhur me policinë e shtetit, në komisariatin numër 2.Donaldi tregon, se mbrëmjen e 31 janarit ka lënë motorrin në zonën e Komunës së Parisit dhe kur është kthyer orën 1 pas mesnate, motorrin nuk e ka gjetur më.Ai ka njoftuar policinë dhe është paraqitur në komisaritatin numër 2, për të bërë kallzim. Por aty u përball me akuzën e vjedhjes së motorrit të tij dhe u arrestua në flagrancë. Policia i mori patentën dhe i vuri gjobë. Pas 72 orësh në arrest, materialet iu referuan prokurorisë, ndërsa në gjykatë mori masën “detyrim paraqitjeje”.Pas gjithë këtij kalvari, Donaldi ka mundur të sigurojë vetë nga kamerat e sigurisë së një biznesi, videon, ku duket, që ai e ka lënë vetë motorrin dhe më pas mjeti është marrë nga një person me kapele dhe është lënë në trotuar.

7 marsi i mesuesve mes luleve, por nuk munguan edhe objektet materiale!

Sot në të gjithë vendi festohet dita e mësuesit. Të gjithë nxënësit u janë drejtuar shkollave me tufa lulesh nëpër duar. Por nuk kanë munguar edhe dhuratat materiale. Kamera e “Stop” ka fiksuar edhe fëmijë, që për mësuesit e edukatorët e tyre kishin marrë zarfe me para, triko, shall, portofol apo objekte të tjera.

Byzyka shefe kurrikule në DAR dhe studente, vendos komisioni disiplinor!

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e ish-drejtoreshës së DAR Arjola Byzyka, aktualisht shefe e kurrikulës.Zonja Byzyka është studente me kohë të plotë në fakuktetin juridik dhe duket se i ndjek rregullisht studimet. Agathi Kurramano, drejtore e politikave të zhvillimit të shërbimit civil shpjegon, se shqyrtimi i fakteve dhe rrethanave së pari vlerësohet nga eprori dhe më pas ngrihet një komision me 5 anëtarë.Nga ana tjetër mësohet, se një komision disiplinor do të shqyrtojë këtë rast e do të dalë me një vendim brenda 30 ditësh.

Të Fundit