STOP-EMISIONI 126(SEZONI 7) 25 Shkurt 2022-Con letrat e burses me poste, fakulteti i humb dhe le te riun ne rruge.

Një student i vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Mjeksore teknike tregon, se aplikoi për bursë, pasi vjen nga familje në nevojë.Dokumentat i dorëzoi me postë, akt për të cilin, ka dhe faturën. Posta normalisht duhet t’i dërgojë në fakultet, dhe aty firmosen nga protokolli, ngaku pastaj del lista me emrat e studentëve perfitues. Por emri i denoncuesit nuk ishte në listë dhe në fakultet i thanë, se nuk kishin vajtur letrat e tij. Në postë i thonë, që i kanë dorëzuar në fakultet.Studenti ka frikë, se do t’i digjen edhe 5 muajt e tjerë të vitit.Me kameran e fshehtë të ”Stop” i riu shkon në postë, ku mëson, se marrja e dokumentave të tij në fakultet është firmosur nga Mimoza Hodo.Por në Fakultet i thonë, se nuk ka një të tillë.Pas studentit interesohet gazetarja e “Stop” dhe nga zyra e protokollit thonë me ironi, që studenti duhet të gjejë Moza Hadon.

A flasim me vete dhe pse e bëjmë këtë? Me këtë pyetje u jemi drejtuar qytetarëve dhe përgjigjet e tyre kanë qenë nga më të ndryshmet. Disa thonë, se problemet ekonomike i kanë bërë me fol me vete. Të tjerë janë të mendimit, se gjyqtarët e kanë bërë këtë vend të flasë me vete.Disa mendojnë, se të flasësh me vete, tregon se nuk je në rregull nga trutë. Për të tjerë, kjo është shenjë zgjuarsie.

Pas disa sorollatjeve mes postës dhe Fakultetit, studenti denoncues aplikon sërish për të përfituar bursën që i takon, pasi vjen nga familje në nevojë.Pas këmbënguljes së emisionit “Stop” në fakultet premtojnë, që ai do ta përfitojë bursën, madje edhe 5 muajt e djegur për shkak të mosgjetjes së dokumentacionit.

Të Fundit