STOP – EMISIONI 121 (SEZONI 2)

Protestat e opozitës dje dhe sot…?!
Opozita ka njoftuar një protestë të pazakontë ditën e nesërme më 18 shkurt. “Stop” i referohet arkivës dhe sjell në kujtesë, se tubimet e opozitës së sotme demokrate ngjajnë si dy pika uji me ato të ish-opozitës socialiste në 2009-ën.Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ishte sot në Shkodër në një takim me studentët e universitetit të këtij qyteti. “Stop” siguroi me foto pyetjet e shpërndara në auditor, para se Bushati të hynte në takim. Koco Kokëdhima ishte në Elbasan në një takim me mbështetësit e tij në këtë qytet, por ajo që mbeti nga takimi, ishte një tufë letrash, shpërndarë në sallë.

Si u zgjidh nga “Stop” pensioni i të moshuarës, nënë me shumë fëmijë.
Hajrie Gaci tregon në “Stop”, se prej 5 vjetësh endet dyerve të gjykatave, për të përfituar pensionin e pleqërisë si nënë me shumë fëmijë.Me vendim të Gjykatës së Apelit e fiton të drejtën e saj në maj 2016, por e ka të pamundur të marrë diferencat, që duhet të hynin në fuqi, që në vitin 2011.Prej 9 muajsh Hajria nuk kishte përgjigje për problemin e saj nga ana e drejtorisë rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Por me ndërhyrjen e gazetares së emisionit, ajo arrin të marrë zgjidhje.Në Elbasan Dorna Kullolli ka paguar për pasaortën e vajzës me procedurë të përshpejtuar.Por u desh ndërhyrja e “Stop”, që ajo të mbaronte punë brenda afatit.

Thirrja e nënës për një krevat ortopedik/ Hitparade i absurdit…
Myzejen Baroti është një qytetare nga Durrësi, që përmes emisionit “Stop”,kërkon një krevat ortopedik për vajzën 36 vjecare, të sëmurë me epilepsi. Më pas një kolazh fotosh dhe videosh nga realiteti absurd shqiptar.Në Cerruj të Burrelit kabina elektrike, përvecse në gjendje të degraduar, ndodhet edhe pranë shkollës 9-vjecare. Një situatë e ngjashme edhe në Radostinë të Fierit.Të tjera imazhe tregojnë mjerimin e sistemit energjetik në vend.

Të Fundit