Stop -EMISIONI 120 (SEZONI 5) 14 shkurt 2020-Kavaje/Saga e gruas, babi i femijes ndryshon emer, qe t’i shpetoje detyrimit.

Denoncimi i rradhës na con në Kavajë. Irma Elezi është drejtuar në emisionin “Stop”, pasi, edhe pse gjykata ka vendosur për një detyrim ushqimor, që ish-bashkëshorti i saj duhet të paguajë, ai nuk e ka zbatuar. Irma tregon, se është divorcuar në vitin 2012 dhe nga martesa e saj ka një vajzë. Cështja ka shkuar në zyrën përmbarimore, ku detyrohet hipoteka e Kavajës të zbatojë një vendim për një truall të ish bashkëshortit.Përgjigja e hipotekës është se në emrin e kërkuar figuron një pasuri në legalizim e sipër. Në vitin 2017 kjo pronë legalizohet, por ish-bashkëshorti ka ndryshuar emrin, për t’i shpëtuar detyrimit. Hipoteka urdhërohet sërish për sekuestron e kësaj prone, por ajo tashmë nuk figuron me të njejtin emër.Zyra e hipotekës kërkoi një vërtetim, që tregonte, se bëhej fjalë për të njejtin person.Zonja e dorëzoi edhe këtë vërtetim, por tani prona ishte dhënë hua dhe përsëri nuk bëhej sekuestro.Klodian Kumbaro, jurist pranë Ashk Kavajë thotë, se ish-bashkëshorti i zonjës ka ndryshuar shumë shpesh emrin dhe mbiemrin, duke bërë kështu të ketë ngatërresa me zyrën përmbarimore.

Një viedo me një gomar, që kërcen në ditën e të dashuruarve hap emisionin e sotëm. Klintoni ka dalë nëpër rrugët e qendrat tregtare të Tiranës, për të kapur detaje pikante nga festimet e ditës së Shën Valentinit.Nuk kanë munguar lulet e dhuratat në ditën e të dashuruarve.


Prej tërmetit të 26 nëntorit shumë familje nga zona e Lezhës u strehuan në Raffaelo Resort. Por me urdhër të bashkisë, së fundi ata janë nxjerrë nga resorti pa u dhënë zgjidhje alternative.Merita Doda, një banore e Mamurrasit, jetonte në shtëpi me qira para tërmetit të 26 nëntorit dhe pashaportizimin e ka në Lac. Me tre femijë të vegjel, njëri prej të cilëve i sëmurë, u nxorr në 6 shkurt në mes të katër rrugëve. Ajo tregon, se nga Bashkia e Lacit nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Gazetarja e “Stop” takon kryetaren e bashkisë së Kurbinit për një zgjidhje për Meritën dhe 3 fëmijët e saj. Pas këmbënguljes sonë zonjës iu gjet një shtëpi në Shëngjin dhe iu pagua bonusi i qirasë.

Të Fundit