Babai i femijes ndryshon emrin pas divorcit dhe shmang detyrimet! – Stop
KLIPET

Babai i femijes ndryshon emrin pas divorcit dhe shmang detyrimet!

Denoncimi i rradhës na con në Kavajë. Irma Elezi është drejtuar në emisionin “Stop”, pasi, edhe pse gjykata ka vendosur për një detyrim ushqimor, që ish-bashkëshorti i saj duhet të paguajë, ai nuk e ka zbatuar. Irma tregon, se është divorcuar në vitin 2012 dhe nga martesa e saj ka një vajzë. Cështja ka shkuar në zyrën përmbarimore, ku detyrohet hipoteka e Kavajës të zbatojë një vendim për një truall të ish bashkëshortit.Përgjigja e hipotekës është se në emrin e kërkuar figuron një pasuri në legalizim e sipër. Në vitin 2017 kjo pronë legalizohet, por ish-bashkëshorti ka ndryshuar emrin, për t’i shpëtuar detyrimit. Hipoteka urdhërohet sërish për sekuestron e kësaj prone, por ajo tashmë nuk figuron me të njejtin emër.Zyra e hipotekës kërkoi një vërtetim, që tregonte, se bëhej fjalë për të njejtin person.Zonja e dorëzoi edhe këtë vërtetim, por tani prona ishte dhënë hua dhe përsëri nuk bëhej sekuestro.Klodian Kumbaro, jurist pranë Ashk Kavajë thotë, se ish-bashkëshorti i zonjës ka ndryshuar shumë shpesh emrin dhe mbiemrin, duke bërë kështu të ketë ngatërresa me zyrën përmbarimore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *