Stop -EMISIONI 117 (SEZONI 5) 11 shkurt 2020-Profesori-zhigolo ngacmon seksualisht nxenesen: jam i te 99-tave.

Një nxënëse e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ka denoncuar në “Stop” ngacmimin seksual nga ana e profesorit të muzikës, Agron Bego. Ky i fundit ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit.Ai i konfidon, se ka punuar edhe Zhigolo në shtëpi publike dhe është, sic shprehet vetë, i të 99-tave.Madje profesori Agron Bego thotë, se vajza nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.Gruaja e profesorit është drejtoreshë e shkollës dhe ai thotë, se mund të ndërhyjë edhe te mësuesit e tjerë për mungesat e saj.Në fund ai pohon, se e ka dashnoren më të re se vajza në fjalë.

Në nisje të emisionit, stafi i “Stop”i përgatiti një surprizë drejtuesit të programit Saimir Kodra. Tortë e dedikuar, lule dhe koreografi e posacme nga vajzat-balerina,ishin supriza për Saimirin.Fasulet janë mishi i fukarait. Nuk dihet, nëse kjo shprehje ekziston edhe në gjuhë të tjera, por ajo që dihet, është se shqiptarët rezultojnë konsumatorët më të mëdhenj të fasuleve në Ballkan.

Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, referuar të dhënave të Eurostat.

Shefqet Visha është kryefamiljari i një familjeje të prekur nga tërmeti. Ai gjendet sot në mes të katër rrugëve. Arjeta nga Kosova, e cila jeton në Zvicër është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri dhe ka menduar, që familjes së Shefqetit t’i gjejë një shtëpi me një kontratë afatshkurtër, duke e hequr kështu nga rruga. Ajo bën thirrje, që shembullin e saj ta ndjekin edhe të tjerët, për t’u solidarizuar me të pamundurit.

Të Fundit