Stop-EMISIONI 115 (SEZONI 4) 7 shkurt 2019-Pogradec, postieri merr paratë e pensioneve e zhduket, dëmi 10 milionë lekë. – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 115 (SEZONI 4) 7 shkurt 2019-Pogradec, postieri merr paratë e pensioneve e zhduket, dëmi 10 milionë lekë.

Neshat Hoxhallari nga Pogradeci, denoncon në “Stop”, se në muajin janar, postieri, që i sillte të ëmës pensionin prej 2 vjetësh, nuk e bëri këtë gjë.Pasi nuk iu përgjigj në telefon, Neshati shkoi në zyrat e postës, ku kuptoi, se nuk ishte i vetmi me këtë problem.Gazetarja i drejtohet zyrës së postës në Pogradec dhe shefja e shërbimeve, Mimoza Zeqollari, thotë, se vlera e dëmit nga ky fenomen, është 10 milionë lekë të vjetra.Ajo thotë, se pensionistët do t’i marrin paratë dhe cështja do të hetohet.Në drejtorinë e policisë Korcë, Dritan Hoxha tha, se materialet për 2 vepra penale për postierin Jetnor Shahu, janë referuar në prokurorinë e Pogradecit, pasi janë 52 raste të dënoncuara.Ndërsa drejtori i zyrës së postës në Korcë, mbrohet nga kamerat e gazetarët, por jo nga grabitqarët, që ka në punë.

Parlamenti: Nje fantazi per qen, deputete-Nafije e kokeveze!

Seanca e sotme parlamentare kishte sërish debate mes deputetëve të shumicës dhe opozitës. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke iu referuar një statusi të kryeministrit për pedagogët grevistë,foli gjatë mbi konceptin e qenit. Nga ana tjetër Elisa Spiropali u përplas me deputetin Endri Hasa, të cilin e quajti kokëvezë. Por Hasa tha, se Spiropali është si Nafija, që ngjit shkallët e karrierës me vjedhje e lëpirje.

Gjirokaster, ne bashki me diplome false, largohet Rigels Malile!

Pak kohë më parë, emisioni “Stop” trajtoi rastin e një punonjësi të bashksië së Gjirokastrës, që kishte diplomë të falsifikuar. Në një përgjigje nga rektorati na u tha, se zoti Rigels Malile ishte regjistruar në shkollë, por nuk e kishte mbyllur ciklin akademik.”Stop” është rikthyer në Gjirokastër për këtë problem dhe pas një pritjeje të gjatë, arriti të takojë kryetaren e bashkisë, Zamira Rami.Kjo e fundit tha, se Rigles Malile është paguar si me shkollë të mesme, por pas investigimit të “Stop”, është larguar nga puna.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *