Stop-EMISIONI 111 (SEZONI 4) 1 shkurt 2019 Fiton si mësuese në portal, por e heq drejtoresha, se nuk e do kolektivi.

Nertila Kaso ka përfunduar studimet e larta dhe masterin për mësuesi të ciklit të ulët dhe pas konkurimit në portalin e dedikuar,nisi punë si mësuese ndihmëse në shkollën Pajun dhe Papër Sallak në Elbasan.Pas 3 ditësh, drejtoresha e shkollës e thërret dhe thotë, se nuk do t’i bëhet kontrata, pasi nuk e ka votuar kolektivi.Shkolla në fjalë aktualisht nuk ka mësues ndihmës.Drejtoresha e shkollës “Hysen Polaku”, Dituri Gurra, thotë, se për largimin e Nertila Kasos, ka marrë urdhër nga DAR-i, Elbasan, por nuk ka një urdhër me shkrim.Në përgjigjen zyrare të DAR-it, thuhet, se drejtoria e shkollës e emëron ose largon mësuesin, duke bërë votim në këshillin e mësuesve dhe kur ka kandidatë të profilit. Në këtë rast, ky kush nuk plotësohet.

Hitparade i absurdit shqiptar!

Autobusi i Laprakës nxjerr tym të zi. Tubacionet në Ballsh janë shtrirë mbi trotuar. Në Bathore një bicikletë tërheq një ngarkesë të madhe. Palestra e shkollës në Kafaraj i ngjan më shumë një magazine mallrash. Në Fier një makinë transpoprton peshk me portobagazh të hapur. Janë këto disa nga situatat, që shfaqen dhe komentohen në këtë pjesë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Saga 13-vjecare e pensionit të posacëm/ Apeli për familjen e varfër!

Luftulla Peza i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi prej 13 vjetësh, nuk merr dot pensionin e posacëm, të aprovuar nga institucionet.Ai ka titullin “profesor” dhe ka punuar 40 vjet në Institutin e Gjeologjisë në Tiranë.Prej 10 vjetësh punon në Ceki si studiues.Në vitin 2005, Instituti i Gjeologjisë i propozoi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë një pension të posacëm për Luftulla Pezën. Kërkesa asaj kohe, por edhe më vonë në vitin 2013 i shkoi Këshillit të Ministrave, por sërish Peza nuk mundi të marrë atë, që i takon.E vetmja gjë, që i ka mbetur, është të bëjë publike kërkesën e tij.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” janë ndalur në familjen Norja në lagjen Shahinaj të Shijakut.Kryefamiljarja, Anila Norja,ka 3 fëmijë dhe bashkëshorti e ka braktisur.Të gjithë jetojnë me 60 mijë lekë të vjetra në muaj në një shtëpi pa banjo e pa ujë. “Stop” e “Fundjava” bëjnë apelin e rradhës, për të ndihmuar këtë familje me shtëpi të re.

Të Fundit