STOP – 31 Janar 2018 EMISIONI 108 (SEZONI 3)

Drejtoresha e tatimeve merr “Bleta e Artë”, gazetarët e TVSH-së në test.
Drejtoria e Tatimeve është një nga institucionet përgjegjëse për gropën financiare, që i është shkaktuar buxhetit dhe parave publike nga ana e kompnaisë Armo. Por ky bilanc nuk e pengoi kryeministrin Rama, që dy netë më parë t’i japë cmimin “Bleta e artë”, drejtoreshës së përgjithshme të tatimeve Vasilika Vjero. Gazetarët e RTVSH-së janë njoftuar me anë të një shkrese se njohuritë e tyre testohen sot, pavarësisht formimit akademik apo viteve të përvojës profesionale. Shkresa nuk përmban asnjë referencë ligjore dhe për më tepër, komisioni testues, nuk bind për profesionalizëm.

Në mbrëmje merr pjesë në aktivitet partie, të nesërmen hiqet nga puna.
Dashamir Cara, një punonjës i ASHR-së në Tiranë denoncon heqjen nga puna, pa asnjë motiv, por vetëm për arsye politike, sipas tij. Ai thotë, se njoftimi për shkarkimin i erdhi, pasi mori pjesë në një aktivitet të LSI-së në njësinë numër 11. Dashamiri tregon, se ka tre fëmijë, njëri prej të cilëve me probleme shëndetësore, dhe paga e tij si dezinfektor, është e ardhura e vetme, me të cilën mbahet familja.Gazetarja e “Stop” i drejtohet drejtorit Dritan Ulqinaku, për t’i kërkuar shpjegime, por drejtori nëpër dhëmbë i përmend performancën në punë.Në një ballafaqim të punonjësit me drejtorin, që arrin të filmohet, ky i fundit, pasi dyshon, se mund të jetë duke u përgjuar, e këshillon të hedhë në gjyq ministrinë,pasi shkarkimi është bërë me urdhër.Dashamir Cara ftohet në studion e “Stop” dhe tregon, se cfarë i tha drejtori në bisedën konfidenciale. Ai betohet mbi “statutin e Stop”, se po u kthye në punë, nuk do të marrë kurrë më pjesë në aktivitete partiake…!!!

Shkodër, çështja në gjyq, bashkia ndërton pa pritur vendimin.
Bardhyl Dragusha, një banor i qytetit të Shkodrës tregon, se është në gjyq me bashkinë e Shkodrës për cështje pronësie.Por edhe pse cështja gjyqësore është në vijim e sipër,bashkia ka dhënë leje për ndërtimin e një qendre multifunksionale. Ajo që kërkon zoti Dragusha, është vetëm pritja e vendimit të gjyqësorit, para se t’i uzurpohet prona.Pasi kryebashkiakja Voltana Ademi nuk gjeti kohë, për të dhënë shpjegime, një zyrtare e saj, Marceliana Gjelucaj, tha, se bashkia posedon certifikatë pronësie, e për pasojë është e lirë të ndërtojë.

Të Fundit