STOP – 30 Janar 2018 EMISIONI 107 (SEZONI 3)

Korcë, kungimi i pikës së basteve dhe bisedimet e “pakunguara” Bushati-Kozias.
Një video, ku shfaqet një prift ortodoks duke kunguar një pikë bastesh në Korcë, është bërë virale nëpër rrjetet sociale. Por “Stop” sugjeron, që prifti të kish bërë të njejtën gjë edhe me sallën, ku u zhvilluan bisedimet mes dy ministrave të jashtëm Bushati-Kozias. Në këtë mënyrë mund të kishte një rezultat të dakordësuar të këtyre bisedimeve. Ditën e djeshme Bushati tha, se u prekën cështje, që nuk fliteshin më parë, përfshirë cështjen came. Por homologu grek nënvizoi edhe një herë, se Athina nuk e njeh këtë cështje.

Aksidenti Gjirokastër, 3 shkallë gjykimi e 4 ekspertiza për manipulimin e provave.

Emisioni “Stop” është ndalur në qytetin e Gjirokastrës, ku në Tetorit të vitit 2009 një aksident shkaktoi dy viktima dhe njëkohësisht tragjedi në familjen Sinani.

Taibe Sinani tregon se si bashkëshorti Agron Sinani, 56 vjeç dhe nipi Martin Duka, 8 vjeç, dolën për një xhiro me motor për të mos u kthyer më kurrë.

Që atëherë e deri më sot familjarët janë endur dyerve të gjykatave për të vënë drejtësinë në vend. Por pas disa shkallëve të gjyqësorit dhe 4 ekspertizave, drejtuesi i automjetit që përpasi gjysh e nip, Taulant Boçi u shpall i pafajshëm.

“Ishte ora 19:30-20:00, kishte shkuar burri të merrte paratë që kishte punuar diku dhe kthehet në shtëpi. Djali, Martini e kishte kokën këtu tek ne. Nipi ishte 8 vjeç e rrinte këtu. Burri mbante një motor të vogël dhe djali i ishte lutur disa herë që t’i bënte një xhiro, por nuk e kishte marrë. Atë natë, kur u kthye në shtëpi burri, ia plotësoi dëshirën. E mori sikur i mori Zoti, fluturuan e s’u kthyen në shtëpi. Kur dëgjojmë në televizor që kishte ndodhur një aksident, neve na u bë hataja me dy persona. Burri ishte i ri, 56 vjeç, ndërsa djali 8 vjeç”.

Sipas ekspertit të pavarur autoteknik, Bajram Pupleku, më 15.10.2009, rezultoi se automjeti i drejtuar nga Taulant Boci, për shkaqe të pashpjeguara qarkullonte në korsinë e gabuar, në atë të motorçikletës, çka e provojnë gjurmët e frenimit, pika e përplasjes, si dhe zvarritja e motorit. Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me këtë ekspert për konstatimet e tij në lidhje me këtë aksident.

Mbështetur në 2 pika largimi nga vendgjarja, e cila rëndon. E dyta do të mbështeteni te skica e vendit të ngjarjes, parametrat, që ata kanë hedhur në pistën e vendit të ngjarjes. Tani unë e kam si përpara syve, meqë ma kujtove prapë, po të shikoj gjurmët e rrëshqitjes, kambalecit të motorit. Nga momenti, kur është goditur dhe deri në momentin, që ka lënë gjurmë në asfalt, ajo është edhe pika e goditjes.”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Taulant Boci, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me 5 vjet e 6 muaj burgim. Më pas Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, duke e shpallur Taulant Bocin fajtor.

Ndërsa me vendimin e pakicës, kryesuesi i trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, Tomor Shkreli ishte i mendimit se i pandehuri nuk ka kryer asnjë shkelje të kërkesave ligjore të Kodit Rrugor, aq më tepër ato të përcaktuara nga organi i akuzës dhe si rrjedhojë vendosi më 17.01.2012 që duhet të deklarohet i pafajshëm.

Nga ky vendim nisi të “ndryshojë” ngjarja e aksidentit. Pasi u bë përsëri rekurs në Gjykatën e Lartë, kjo e fundit e ktheu sërish në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, duke i përcaktuar disa detyra.

“Nuk është bërë asnjë gjë nga detyrat e Gjykatës së Lartë dhe nuk është thënë asnjë gjë konkrete, janë thënë vetëm gjëra sikur ka folur vetë i pandehuri, i ka shkruar i pandehuri dhe në fund kanë vënë emrat 3 ekspertë”, shprehet Enkeleda Sinani.

Në akt ekspertimin e dytë, të kryer nga Artur Sulçe dhe Evald Jaho, më 10.09.2011, është ndryshuar drejtimi i automjetit, duke zhdukur gjurmët e frenimit. Emisioni “Stop” shfaq ballafaqimin e denoncueses me një nga ekspertët e akt-ekspertimit të dytë.

Denoncuesja – Nga ana njerëzore ju duhet të më përgjigjeni për disa pyetje.

Eksperti Sulçe – Unë përgjigjet i kam dhënë në gjykatë.

Denoncuesja- Po, por keni lënë disa shenja shumë të forta në ekspertizë, sa ti ke prishur gjithë skemën e ngjarjes.

Eksperti Sulçe Përgjigjet ia kam dhënë gjykatës.

Denoncuesja- Vetëm një pyetje do të të bëj. Pyetja është: Si e keni nxjerrë ju në korsinë e vet makinën, kur makina nuk ka qenë në korsinë e vet?

Eksperti Sulçe – Sepse këto gjurmët, gjerësia e këtyre gjurmëve, nuk korrespondojnë me gjerësinë e gjurmëve të Toyotës.

Denoncuejsa – Këtu është bërë çfarë është dashur, këtu është bërë pazar.

Eksperti Sulçe – Pazar? Pazaret bëhen në treg, jo këtu.

Më 16.01.2015 është bërë akt ekspertimi i tretë, nga inxhinierët Fatmir Hasho, Islam Qibini dhe Arben Luzi. Ky i fundit hedh dritë me deklarata të forta gjatë një bisede me denoncuesen se si është ndryshuar ngjarja e aksidentit.

Denoncuesja – Pastaj, vetëm ky, vetëm motori është përmendur. Për atë s’është folur fare, për makinën. Për makinën e ekspertizës nuk është folur fare, është folur vetëm për motorin.

Eksperti Luzi – Çfarë të të thotë vëllai? Të të them… unë bile, unë s’kam dashur që t’i hyja.

Denoncuesja – Po ti ke hyrë dashje – padashje, të ka përfshirë dashje – padashje, të ka përfshirë.

Eksperti Luzi – Megjithatë, unë po të them …

Denoncuesja – Edhe pse ishte fajtor motori, po për makinën s’keni fol fare ju mo, makina s’bëri asgjë? A kupton, ç’të them? Domethënë është shumë e anuar kjo ekspertizë.

Eksperti Luzi – Shiko gabimi i vetëm që është bërë, është bërë eksperimenti hetimor që është bërë me Tomorr Shkrelin në krye, është në atë, është një gjë.

Denoncuesja – Shenjat e frenimit, që kanë nxjerrë si pretekst atë gjë për të ndryshuar tërë historinë.

Eksperti Luzi – Po ee…

Denoncuesja – Kur ti ke prek, atje është prishur rafti, atje është bërë gjithë rrëmuja, ka qenë Tomorr Shkreli.

Eksperti Luzi – Po nesër? Unë ia kam bërë apo nesër. Edhe më vinte turp të veja në gjykatë. I thosha: Nuk vete unë, më vjen turp. Më thoshin mua: Kjo është kaq, kjo është kaq, flisnin me centimetra.

Denoncuesja – Ku i gjetën centimetrat ata?

Eksperti Luzi – I ka dhënë Tomorr Leli.

Denoncuesja – Pra Tomorr Shkreli.

Eksperti Luzi – Tomorr Shkreli është bërë pazari i parë, i dytë… kur u futëm ne kishte mbaruar pazari edhe ka mbaruar pazari, se pas neve ka ardhur dikush tjetër, ka ardhur një grup tjetër. S’e kam bërë unë, e ka bërë Tomorri.

Akt ekspertimet vijuan, këtë radhë nga Mithat Tola, Mërkur Dobi dhe Arjan Janku, më datë 10.04.2015. Sipas gazetarit të emisionit “Stop”, ky akt kishte për detyrë të tjetërsonte diametrin e shenjës së gomave dhe aksin e tyre. Ndaj akt ekspertimi i pestë mungon, pasi ngjarja e aksidentit u prish.

“Ironia më e madhe ishte që personi pasi kreu aksidentin, pasi humbën jetën 2 njerëz, pasi janë shkatërruar 3 familje për këtë që ka ndodhur, ai bëri 5 vite e 6 muaj burg sipas letrave se ne nuk e kemi parë se çfarë ka bërë, por flasim në bazë të dokumentacionit. Na doli dhe i pafajshëm… Çfarë të them? Kjo është Shqipëria! Ky është gjyqësori shqiptar! Këto janë kushtet!”

Me pushime në Golem, kosovarit i vjedhin makinën nën hundën e policisë.
Sejdi Bonjaku, një shtetas nga Kosova denoncon në “Stop” faktin, se në korrik 2017, ndërsa ishte me pushime në Golem me familjen,i vodhën para shtëpisë automjetin BMW X 5 me vlerë 20 mijë euro.megjithëse bëri denoncim, nuk ka asnjë informacion, se cfarë ndodh me hetimet për vjedhjen e makinës së tij.Në muajin tetor u dha lajmi, se efektivët e komisariatit numër 3 shkatërruan një bandë grabitësh, që kishin grabitur edhe makinën e tij.Por Sejdi Bonjaku nuk mori sërish asnjë të dhënë për fatin e automjetit të tij.Në një shkresë, në përgjigje të interesimit të emisionit “Stop”, komisariati i policisë së Kavajës u përgjigj, se cështja përbën sekret hetimor…!!!

Të Fundit