STOP – EMISIONI 100

Dita e jetimëve, abuzimi në Shtëpinë e fëmijës Sarandë!
Pensionisti nga Tirana Maliq Xhafa jep 31 pako me ilace për dy të rinjtë vëlla e motër Emigena dhe Egledis Mukollari, që vuajnë nga një sëmundje e rrallë e lodhjes së muskujve. “Stop” sjell të tjera detaje nga abuzimi në shtëpinë e foshnjes në Sarandë. Për rastin në fjalë flasin dhe fëmijët dhe reagon edhe Avokati i Popullit Igli Totozani.

 
Abuzimi në Durrës, fiton vendin e punës, por e hedhin në mes të katër rrugëve!
Etleva Mucka, pasi fitoi vendin e tretë në portalin “Mësues për Shqipërinë” emërohet edukatore në Shkafanë. Pas një muaji bashkia e Durrësit e zëvendëson me një tjetër zonjë, duke iu referuar një ligji të pahyrë në fuqi. “Stop” ndjek rastin duke i kërkuar shpjegime edhe drejtoresh se DAR dhe kryetarit të bashkisë Durrës Vangjush Dako. Ky i fundit pranon, se është bërë gabim dhe do të rregullohet.
 

Spitali i Rrëshenit, vendi ku lind pa gjinekolog!
Pamjet e spitalit të Rrëshenit, ngjajnë më shumë me mbetje të një godine të bombarduar dhe të amortizuar. Si të mos mjaftonte kjo, prej një viti aty nuk ka gjinekolog. Gratë e zonës janë të detyruara të lindin me infermiere, madje edhe të ndiqen prej tyre gjatë shtatëzanisë.Drejtori i Spitalit Aleksandër Reci thotë, se ka bërë kërkesë, por prej një viti, asnjë gjinekolog nuk është parë në qytet.

Të Fundit