STOP – EMISIONI 99

Basha dhe drafti i Reformës në Drejtësi-Rama dhe zbulimi për ngritjen e flamurit!
Kryeministri Rama ishte në Novoselë, për të shpëndarë ceqet për të dëmtuarit nga përmbytjet. Mes te tjerave Rama tha, se Vlora është dhe atdheu i padurimit, ndaj dhe flamuri i pavarësisë u ngrit në Vlorë.Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi, se po diskutohet një draft i opozitës për Reformën në Drejtësi. Në 11 janar Basha kishte thënë, se PD nuk ka një draft të vetin për këtë reformë.
 

Sarandë, ja si trajtohen të miturit e shtëpisë së Fëmijës!
“Stop” sjell në vëmendje rastet e abuzimit me fëmijët në shtëpitë ë fëmijëve në Shkodër e Durrës. Kësaj here në fokus është institucioni i Sarandës. Fëmijët, por edhe ish drejtues e kujdestarë aktualë tregojnë, se mënyrat e abuzimit janë nga më të ndryshmet. Të miturit lejohen të hyjnë e të dalin sipas qejfit në institucion. Drejtoresha përdor fëmijë për ta masazhuar. Pa folur për duhanpirjen në prezencë të të miturve, edhe kjo e ndaluar me ligj.
 

 
Zgjidhja nga Italia për të sëmurët, por Beqja mbetet i painformuar…
Një natë më parë “Stop” transmetoi rastin e pazakontë të dy të rinjve, motër e vëlla, që vuajnë nga një sëmundje e rrallë e lodhjes së muskujve. Emigena dhe Egledis Mukollari, nuk kërkojnë asgjë, por vetëm që ilacet e tyre, “të zhdukura” prej muajsh, të jenë në treg. Një qytetar shqiptar nga Italia pasi ka ndjekur emisionin, premton të sjellë ilacet për dy të sëmurët. Nga ana tjetër ministri Beqaj, si edhe një javë më parë tha, se nuk ka informacion për mungesën e ilaceve.

Të Fundit