Stop-EMISIONI 100 (SEZONI 4) 17 janar 2019 -Avokati mashtrues Artan Gjuzi, prej muajsh nuk i kthen parate klientit! – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 100 (SEZONI 4) 17 janar 2019 -Avokati mashtrues Artan Gjuzi, prej muajsh nuk i kthen parate klientit!

Stop – Avokati mashtrues Artan Gjuzi, prej muajsh nuk i kthen parate klientit! (17 janar 2019)

Arben Muharremi ankohet në “Stop” për avokatin Artan Gjuzi. Muharremi thotë, se mori avokatin për gjyqin e djalit të akuzuar për tentativë vrasjeje.Mbrojtësi ligjor mori 5 mijë euro, por nuk bëri asnjë punë, ndaj Muharremi kërkoi shumën mbrapsht.Arbeni ka dëshmitarë në prezencë të të cilëve ka dhënë të hollat.Por që nga mesi i tetorit, avokati Gjuzi vetëm i shtyn takimet pa i dhënë shumën, që i detyrohet.

Stop – Basha-Kryemadhi: Qeveria vdiq, nuk bejme me zjarrfikesen e saj! (17 janar 2019)


Mëngjesin e sotëm janë prerë 25 fletë-arreste për drejtues biznesesh e administratorë, pasi kanë kryer evazion fiskal, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 18 miliardë lekësh.Kryeministri Rama u shpreh në tëiter, se kush luan me taksat e gjen belaja. Mbrëmjen e djeshme parlamenti votoi ministrat e rinj të kabinetit Rama.Opozita braktisi seancën dhe Lulzim Basha e Monika Kryemadhi thanë, se qeveria ka shpallur vdekjen e opozita nuk do të bëjë më zjarrëfikësen e saj.


Pak ditë më parë, “Stop” transmetoi rastin e qytetarit Artan Hazizaj, i cili kishte blerë një apartament në zonën e Freskut, por ishte e regjistruar në hipotekë në emër të ish-pronarit të tokës.Kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi,shpjegon, se ligji dhe një udhëzim i vitit 2016, shmag cdo gabim të noterëve, për shkak të regjistrit elektronik. Nga ana tjetër, ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka urdhëruar kryerjen e një kontrolli pranë noteres Elida Magani, që kishte bërë kontratat e shitjes.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *