Stop – Emerohet konsull ne Janine, nuk i cregjistrojne makinen dhe e gjobisin! (20 janar 2020)

Sofokli Vasili ka punuar prej 26 vjetësh në diplomaci dhe pjesën më të madhe të detyrës e ka kryer në Greqi. Në 2014 ai emërohet konsull në Janinë, e para se të nisej, kërkoi të cregjistronte targat shqiptare të makinës, pasi do të merrte targat diplomatike në Janinë.Në atë kohë, i thanë, se nuk kishte bazë ligjore për një shërbim të tillë. Sofokliu shkoi disa herë në Drejtorinë e Targave, por nuk gjeti zgjidhje. Ai u ankua edhe në Ministrinë e Financave, por as atje nuk mori rrugë cështja e tij. Sot konsulli Vasili denoncon në “Stop” faktin, se nga tatimet i ka ardhur një detyrim prej rreth 3 milionë lekësh të vjetra, për mospagim të taksës së targave. Për të shmangur abuzimet me targën e tij, Sofokliu e le atë në mirëbesim tek punonjësja e këtij sektori, ndërkohë që makina e tij ishte targuar me targa diplomatike në Greqi.Shefi i targave, ndërsa përpiqet të sqarojë emisionin “Stop”, sesi mund të zgjidhet kjo situatë, bën bllofin, pasi pranon në njëfarë mënyre, se nuk ka zgjidhje.

Të Fundit