Stop-Drejtoresha e kurrikulave, ne pune part time studente juridiku full time. (26.02.2019)

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e shkollës së mesme jopublike “Skënderbej”, që vijonte aktivitetin e lëshonte diploma, edhe pse i ishte hequr licensa nga Ministria e Arsimit.Për këtë rast iku nga detyra drejtoresha e DAR Tiranë, Arjola Byzyka. Por “Stop” ka mësuar, se kjo e fundit, krahas detyrës si drejtoreshë e DAR, ndiqte edhe shkollën e lartë në fakultetin e drejtësisë.Në një shkresë zyrtare, fakulteti na provoi, se zonja Byzyka ndjek me kohë të plotë këtë shkollë, në vitin e parë dhe ka gjithsej 3 mungesa.Drejtori i komanduar i DAR, Redian Dengeri,thotë, se shefja e kurrikulës, Arjola Byzyka është cdo ditë në punë me kohë të plotë.Sipas juristit Clirim Gjata, në këtë rast, kemi të bëjmë me shkelje të rëndë administrative, që duhet hetuar.

Të Fundit