Stop – Avokatja “zhvat” qytetaren, “Stop” nderhyn e i kthen parate! (29 nentor 2018) – Stop
Të Gjitha

Stop – Avokatja “zhvat” qytetaren, “Stop” nderhyn e i kthen parate! (29 nentor 2018)

 

Eleni Nakuci, banore në njësinë numër 6, Yzberisht, ka blerë shtëpi tek shoqëria “Aleksandros Shpk” në vitin 2013.Shumë punime u detyrua t’i bënte vetë,por sot shtëpia është e mbuluar nga lagështia e myku. Për këtë arsye nisi procesin gjyqësor dhe mori avokate zonjën Natasha Shehu.Kjo i fundit i kërkoi 1 milionë lekë, të cilat Eleni Nakuci ia dha. Më pas, avokatja Shehu i kërkoi edhe 15 mijë euro nga dëmshpërblimi, që Eleni ia refuzoi dhe hoqi dorë nga kjo avokate. Por zonja Shehu, refuzoi t’i kthente paratë, që kishte marrë paradhënie.Pas shumë konfliktesh e debatesh, Eleni iu drejtua Dhomës së Avokatëve, që vendosi, që avokatja të kthejë 700 mijë lekë.Pas këmbënguljes së gazetares së emisionit “Stop”, Eleni Nakuci arrin të marrë paratë e veta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *