Stop-Aplikon per pasaporten e femijes , i bllokohet nga pandemia, Stop zgjidh rastin! (21 maj 2020)

Një zonjë nga Tirana u drejtua në emisionin “Stop”, pasi ka aplikuar që në shkurt 2020 për pasaporten e fëmijës 8 muajsh, në qytetin e Burrelit, ku kanë edhe pasaportizimin. Dokumenti është prodhuar në datën 9 mars,por nuk është tërhequr, pasi cdo gjë u mbyll, për shkak të pandemisë së koronavirusit.Zonja thotë, se duhet të udhëtojë drejt Greqisë, ndaj ka nevojë ta tërheqë pasaportën e fëmijës.Gazetarja e Stop kontaktoi me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme dhe kjo e fundit mori kontakt me kompaninë Aleat. Një punonjës i komisariatit të Burrelit doli në punë enkas për këtë rast dhe në këtë mënyrë gruaja arriti të tërheqë pasaortën e fëmijës 8 mujash.

Të Fundit