Rama : “Godina e re do të bëhet vetëm për fëmijët dhe mësuesit e tyre për të mësuar art, pikturë, muzikë apo dhe historinë e Tiranës”

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin në Kuvend se Teatri i Vjetër mund të ndërtohet sipas projektit origjinal dhe jo atij të papërfunduar për ta bërë diku tjetër.

Rama thotë se godina e re do të bëhet vetëm për fëmijët dhe mësuesit e tyre për të mësuar art, pikturë, muzikë apo dhe historinë e Tiranës.

”Gjysma e lajmit është që meqë godina e arkitektit italian nuk u ndërtua kurrë, dhe meqë këta as duan t’ia dinë për godinën. Ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj. Për një boshllëk apo lëndim. Dhe mbase i ka ardhur nga ajo që …

Ne do e marrim projektin origjinal dhe do ua kthejmë, jo Aleancës, jo artistëve politikanë dhe politikanëve artistë por do ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh dhe do e kemi mes nesh. Jo aty. Për më shumë do e shikoni pelegrinazhin. Do shkojnë vetëm fëmijët dhe mësuesit e tyre për të mësuar konkurset, muzikën, artin. Për të mësuar çfarë ka qenë Tirana. Madje këta kur të marrin vesh se ka qenë në vend tjetër nuk kanë për të shkuar.”- tha Rama.

Të Fundit