Bashkimi Evropian e vlerëson gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur afganët që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të sundimit të talebanëve, tha sot ambasadori i BE-së në Shqipëri, Lugi Soreca.
Përmes një postimi në “Twitter” Soreca bëri me dije se ka diskutuar me ministren për Evropën dhe Punët e Jashme, Xhaçka dhe ministin e Brendshëm, Çuçi ditën e sotme, ku është informuar se Shqipëria po bën përgatitje për të strehuar afganët.