“S’me vjen fare rende, ndryshe do isha budalla…” denoncimi i kengetarit Endri Prifti

Endri Prifti, këngëtari i njohur korcar, denoncon në “Stop” grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-gruas, me ndihmën e institucioneve.Në Gjykatën e Korcës kemi mësuar, se cifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqsor për përpjesëtimin e pasurisë.Në vitin 2019 gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim, që apartamenti i ciftit, që ishte në proces përpjesëtimi, duhet të bllokohej në Kadastrën e Korcës dhe të mos tjetërsohej, derisa të përfundonte procesi.Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehut nuk u zbatua nga Kadastra e Korcës me pretendimin, se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë, që gjykata konfirmon të kundërtën.Për pasojë apartamenti, që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj 2 herë brenda 1 muaji.Avokati Arben Llangozi, në rolin e ekspertit, shpjegon, se jemi përpara 2 veprave penale, që rëndojnë mbi zyrtarët e Kadastrës së Korcës dhe ish-gruan e Endrit Priftit, Anjeza Kolevica.

Të Fundit