STOP-EMISIONI 164(SEZONI 7) 20 Prill 2022-Kengetari Endri Prifti: Ish-gruaja me kadastren me grabiten shtepine.

Endri Prifti, këngëtari i njohur korcar, denoncon në “Stop” grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-gruas, me ndihmën e institucioneve.Në Gjykatën e Korcës kemi mësuar, se cifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqsor për përpjesëtimin e pasurisë.Në vitin 2019 gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim, që apartamenti i ciftit, që ishte në proces përpjesëtimi, duhet të bllokohej në Kadastrën e Korcës dhe të mos tjetërsohej, derisa të përfundonte procesi.Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehut nuk u zbatua nga Kadastra e Korcës me pretendimin, se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë, që gjykata konfirmon të kundërtën.Për pasojë apartamenti, që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj 2 herë brenda 1 muaji.Avokati Arben Llangozi, në rolin e ekspertit, shpjegon, se jemi përpara 2 veprave penale, që rëndojnë mbi zyrtarët e Kadastrës së Korcës dhe ish-gruan e Endrit Priftit, Anjeza Kolevica.

Ditën, që socialistët nisën procesin për zgjedhjen e kandidaturave për president, kreu aktual i shtetit Ilir Meta, ishte në Kalabri, ku u prit nga komuniteti arbëresh. Arbëreshët i dedikuan Metës këngën “o yll i bukur, që nuk gjendësh”, në përmbyllje të mandatit të tij 5 vjecar në krye të shtetit.

Në këtë pjesë transmetojmë lutjet dëshpëruese të një nëne të re për të voglën e saj vetëm 11 muajshe! “Jeta e Dhuratës vlen shumë më shumë se e imja”- thotë e reja 23 vjeçare nga Vlora, që jeton në Kamëz, për vajzën e saj të vogël. Dhurata vetëm 11 muajshe, vuan që nga dita e parë e lindjes nga një sëmundje e vështirë, që i ka prekur shpinën.Kurimi i Dhuratës kushton 28.700 Euro e për këtë nevojitet ndihma e të gjithëve.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” bëjnë apelin për jetën e vogëlushes, duke treguar edhe mënyrat,sesi mund të kontribuohet për të.

Të Fundit