“S’marrim përgjigje nga ministria”, Rama rektores në Shkodër: Shkruaji mesazh ministres!

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka zhvilluar një takim me pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se për figurën e mësuesit janë bërë shumë përmirësime por ka sërish nevojë për ndryshime. Po ashtu ai theksoi se është e rëndësishme lidhja e ministrisë me universitetin.

“Mësuesi është figurë dhe jo punonjës shteti deri më tani janë bërë shumë përmirësime por ka sërish shumë nevojë për përmirësim. Autonomia duhet të jetë harmonike ju duhet të merrni iniciativën dhe nëse do e bënit do të jeni një model për të tjerët. Ne do ju mbështesim me shumë gëzim dhe duke e bërë këtë ju mësojmë dhe ne se si mund të ndërtohet një proces të tillë. Është e rëndësishme lidhja e ministrisë dhe e universitetit që të dy palët të shohin interesin e palëve”, ka thënë Rama.

Gjatë bashkëbisedimit një nga pedagoget është shprehur se nga ministria shpesh herë nuk marrin përgjigje.

Sakaq, kreu i qeverisë i është përgjigjur: “Ju mund të keni shkuar te ministrja por keni takuar ato te katet poshtë dhe ai pret nga ato më lart dhe duket se kërkesat kanë ngelur në hije. Ti duhet të shkosh në katet lart. Ministrat janë të gjithë në dispozicion. Ti çoj mesazh ministres dhe do të shikojmë nëse do të marrësh apo jo përgjigje”, ka thënë Rama.

Të Fundit