Skandali-Korçë/ Pa këmbë e me gangrene, institucionet e lënë të vdesë i braktisur në konvikt

Jemi në Korcë, në ish-konviktin e ndërtimit, ku aktualisht janë strehuar familje të pastreha dhe jetimë.Banorët e kësaj godine tregojnë, se këtu banon edhe një 63 vjecar i vetmuar, i cili për shkak të gangrenës ka prerë një këmbë. Pasi e mbajtën një muaj në spital,e kanë kthyer në godinën e konviktit, pa njeri që të kujdeset për të e pa shërbim shëndetsor.Në një komunikim me drejtorin e spitalin Korcë, Litian Broka, ky i fundit dërgoi ekipin mjeksor, për ta cuar sërish në spital për 10-15 ditë, varësisht nga gjendja e tij shëndetsore.Për situatën kritike të 63 vjecarit, gazetarja e “Stop” foli edhe me drejtoreshën e Shërbimit Social Korcë, e cila premtoi strehimin në një qendër rezidenciale.Por fatkeqësisht i sëmuri ndërroi jetë, megjithëse emisioni “Stop” kishte organizuar gjithë sistemimin e tij. Më shumë sesa sëmundja, pacientin e vrau indiferenca shtetërore.

Të Fundit