Skandali i denoncuar nga “Stop”/ “Nuk bashkëpunuan me Tiren”, Apeli liron infermieren dhe sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Gjykata e Apelit ka liruar sot nga burgu infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren Rukie Hoxha, të cilat u dyshuan si të përfshira në një skemë korrupsioni në bashkëpunim me Tire Alldervishin. 

Infermierja dhe sanitarja u arrestuan për veprat penale  “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”, pas zbardhjes së bisedave me sanitaren Tire Alldervishi. 

Në një prononcim për mediat, avokatja deklaroi: “Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”.

Ndërkohë për dy infermieret e tjera, Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi nuk u pranua ankimi i masës, kësisoj ato mbeten në burg.

Të Fundit