“S’jam i korruptuar, më vunë bombat”, Tahiri në dokumentarin italian pak para se të dënohej me burg

Pak ditë përpara se të përfundonte në qeli, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë një intervistë për gazetarin italian Nello Trocchia. Ky i fundit ka realizuar një dokumentar për trafikantët shqiptar dhe lidhjet e tyre me politikën.

Në trajlerin e dokumentarit “I narcos albanesi”, i cili transmetohet këtë të shtunë, ish-ministri ka deklaruar se nuk është i korruptuar. Ai ka thënë se nuk ka lidhje me trafikun e drogës pasi në të kundër nuk do të shkonte në Itali në kohën kur ishte ministër dhe të kërkonte nga Guardia di Finanza të dyfishonte monitorimet.

Po sikur të isha i korruptuar unë nuk do të vija në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojë mbikalimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve europiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”, tha Tahiri pak ditë para arrestimit.

Tahiri, pak ditë pas intervistës, përfundon në burg pasi dënohet për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj, i akuzuar për lidhje me një grup kriminal të dedikuar për trafikimin e marijuanës drejt Italisë.

Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri në dokumentarin e firmosur nga  Carmen Vogani, Lorenzo Giroffi (regjisor) dhe Marco Carta.

Ish-ministri i qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama, në detyrë deri në mars 2017, ishte përfshirë në hetimet e kryera në Itali, të cilat çuan në tetor të po këtij viti, në çmontimin e një organizate kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Të Fundit