Rama zbulon nga Nju Jorku arsyen pse qytetarët largohen nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart në Nju Jork.

Kreu i qeverisë ka folur për jetën e tij politike dhe jashtë saj. Një nga pyetjet që i është bërë kryeministrit është edhe pse shqiptarët aktualisht largohen masivisht nga vendi.

Duke theksuar se autoritetet shqiptare po punojnë me autoritetet e huaja dhe kryesisht me ato britanike, kryeministri zbuloi dhe arsyen që sipas tij, shqiptarët braktisin vendin e tyre.

Rama: “The Guardian” botoi një shkrim shumë interesant i cili i vinte në pikëpyetje shifrat, por përtej kësaj ne duhet të dimë nga janë njërëzit që largohen, janë shqiptarë po, por janë shqiptarë nga Shqipëria, shqipëtarë nga Kosova apo troje të tjera shqipfolëse, ata vijnë nga Shqipëria apo nga Franca, Greqia, apo Italia. Kishim të njëjtën situatë me Francën pak kohë më parë, me Gjermaninë gjithashtu dhe kur Gjermania e shpalli Shqipërinë vend origjine të sigurt, ata nuk pranuam më që të ndiqnin procedurat azilkërkuese të cilat parashikojnë edhe asistencë sociale, financime dhe strehim, ata u drejtuan drejt Francës, tani po shkojnë drejt Anglisë, pra është e rëndësishme për’tu kuptuar, por pavarëshisht kësaj, ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike, po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve.

A i dini arsyet pse këto shifra janë rritur kaq papritur?

Rama: Sepse pasi del nje thashethem, disa shkojnë dhe del fjala nëpër të afërm se Britaniae Madhe tani ofron mundësi sepse është krijuar një boshllëk të cilin mund ta mbushim ne. Dëshiroj që tani të flasim pak për perceptimet në lidhje me Shqipërinë dhe mënyra se si ju kryeminister shikoheni në BM dhe në nível ndërkombëtar. Më përpara në podcast përmenda korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe ju ndërhytë duke thënë se unë po bëja një përshkrim negativ të vendit tuaj, por në fakt unë dëshiroj të di mendimet e tua në lidhje me këtë.

Të Fundit