“Sistemet tona rezistuan”, Xhaçka për sulmet kibernetike: Të dhënat nuk u shkatërruan – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“Sistemet tona rezistuan”, Xhaçka për sulmet kibernetike: Të dhënat nuk u shkatërruan

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka folur në Kuvend për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, duke theksuar se sistemet janë funksionale.

Ajo tha se investimet e bëra kanë ndihmuar që të dhënat të mos cenoheshin, ndërsa bëri thirrje për bashkim përballë kësaj situate.

“Dëgjova të thuhet që janë hedhur dëm miliona euro nga qeveria sepse kapacitete mbrojtëse nuk ka.

Të gjithë jemi dëshmitar se pavarësisht masivitetit të sulmit, sistemet jo vetëm që nuk u shkatërruan, por janë tërësisht funksionale. Si mund të thuhet që kapacitete tona të mbrojtjes kibernetike nuk funksionojnë dhe të thuash që janë hedhur para kot, kur të dhënat nuk janë cenuar.

Sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian dhe nuk është gjithnjë e mundur të parandalohet. Edhe garës së armatimeve brenda kësaj hapësire, ku hakerat do tentojnë të gjejnë dobësitë e vendeve dhe të sulmojnë.

Rezultati i këtij sulmi do të kishte qenë shumë ndryshe nëse nuk do të kishim investuar edhe aq sa kemi investuar për mbrojtjen e tyre.

Sistemet tona rezistuan, ky është fakt dhe sot janë tërësisht funksionale. Mbrojtja jonë kibernetike rezultoi që të ishte aq efikase sa ishte pavarësisht sulmit masiv.

Ajo që dua ti jap të drejtë kolegëve, është nevoja për të bërë më shumë në këtë drejtim. Jemi duke bërë pikërisht këtë, po punojmë me aleatët tonë të BE dhe të NATO-s. Ky është moment delikat që thërret për bashkim sepse vendi ynë është bërë pre e një agresioni të pajustifikuar”, tha Xhaçka

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *