Shtyu një të mitur të kryente vjedhje, arrestohet polici në Tiranë

Një punonjës i policisë, efektiv i Komisariatit Nr.2 në Tiranë, është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore më 13 shkurt, pasi kishte nxitur një të mitur që të kryente vjedhje.

Hetimi nisi pas denoncimit të një gruaje me iniciale G.M., e cila më 12 hkurt kallëzoi se i ishte vjedhur një send personal në rrugën “Brigada VIII” në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera u zbulua se ky send personal gjendej në makinën Opel Corsa të efektivit të policisë, i identifikuar si shtetasi me inicialet R.P., 25 vjeç.

Ndërsa autori i vjedhjes ka rezultuar të jetë shtetasi i mitur E.K.

Efektivët e Komisariatit Nr.2 dhe Nr.6 kanë zbuluan se polici R.P. kishte nxitur të miturin E.K. që të vidhte sendin personal të kallëzueses.

Në këto kushte, punonjësi i policisë R. P. u arrestua në flagrancë për veprat penale të “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134 dhe 25, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve”, parashikuar nga nenet 129 dhe 27 të Kodit Penal.

Ndërsa i mituri u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

Të Fundit