“Shtëpitë e barit janë problem” Ambasadori britanik: Ia kam thënë edhe Ramës – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Shtëpitë e barit janë problem” Ambasadori britanik: Ia kam thënë edhe Ramës

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka thënë se “shtëpitë e barit”, të cilat drejtohen nga shqiptarët në Angli janë një fenomen shqetësues.

Në një intervistë për media, ai u shpreh se ka biseduar direkt me kryeministrin Edi Rama në lidhje me këtë fenomen, pasi është një çështje që duhet adresuar.

“Kjo është shumë e rëndësishme për tu diskutuar.

Kjo është diçka që e kam diskutuar me Kryeministrin këtë javë. Sigurisht që ka të rinj që kapen në rrjetet kriminale dhe paguajnë një sasi të jashtëzakonshme parash për të kaluar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Shpesh ata kalojnë udhëtime shumë të vështira për të mbërritur atje dhe ne duhet të shohim se pse kjo ndodh, si mund ta parandalojmë dhe gjithashtu se si mund ti mbështesim këta të rinj kur ata kthehen, që të kenë mundësi të mira ekonomike këtu, në mënyrë që ata mos ta ndiejnë si nevojë ta bëjnë përsëri atë udhëtim.

Kështu kjo është diçka që qeveritë duhet ta konsiderojnë së bashku, por do të ketë nevojë që gjithë shoqëria të punojë së bashku për të garantuar se do të ketë progres.

Dhe dua të theksoj se çfarë kjo ndodhi shkakton është shkatërrim real i familjeve, atyre në MB të cilat tërhiqen në këto rrjete përmes përfshirjes së fëmijëve të tyre në rrjete droge, familjeve të reja këtu, të rinjve të familjeve këtu që ndikohen nga këto punë, gjë që nuk duhet të vazhdojë më dhe për të cilën ne duhet të punojmë si shoqëri jo vetëm si qeveri, për të parë se çfarë mund të bëjmë për këtë çështje” – tha ambasadori.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *