Shkarkimi i Nokës, Kadilli: Opozita po zvogëlohet! Unë kam “recetën” që PD të fitojë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Shkarkimi i Nokës, Kadilli: Opozita po zvogëlohet! Unë kam “recetën” që PD të fitojë

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli që pak ditë më parë prezantoi lëvizjen e re brenda Partisë Demokratike, “Iniciativa Demokratike- iDE” shprehet se vendimi i fundit i Lulzim Bashës për të shkarkuar Flamur Nokën nga posti i n/kryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimit për ta përjashtuar nga grupi i PD, tregojnë degradim.

Ai thotë se ka “recetën” e suksesit për të kapërcyer këtë gjendje.

“Shkarkimi i z. Noka një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve. Opozita zvogëlohet edhe me shumë nga përjashtimi.

Një dëshmi e re e kryetarokracisë. Basha e emëroi Kryesinë e grupit dhe gati dy të tretat e Kryesisë si një kryetarokrat dhe e shkarkon po si kryetarokrat. Demokratët duhet të reagojnë kundër modelit jo rastit personal. Basha veproi si Kryetarokrat jo vetëm kur shkarkoi, por edhe kur emëroi.

Përplasja me akuza të ndërsjellta me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim. Kë të besojnë demokratët? Ata meritojnë më shumë nga Kryetari dhe nga ish Kryetari.

Kjo klimë përplasjesh dhe përjashtimesh tregon degradim. Idetë dhe propozimet e Manifestit “për një parti më e madhe se kryetari” janë përgjigjja për të dalë nga kjo gjendje si një parti e pastër, e hapur, e bashkuar, fituese” shkruan Kadilli.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *