“Shqipëria vend me rrezik”, rregullat për të udhëtuar drejt Gjermanisë

Ambasada Gjermane në Tiranë deklaron se duke filluar që nga dita 5 shtatori Shqipëria konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid19.

Për këtë arsye, të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet paraqesin një dëshmi që kanë kaluar COVID-19 ose që janë të vaksinuar.

Nëse qytetarët nuk mund të paraqesin asnjërën nga këto dy dëshmi, duhet të paraqitet një test i COVID-19  për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes qytetarët do të karantinohen për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, qytetarët do të testohen përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ mund t’i jepni fund karantinës.

Të Fundit