“Komunizmi është i përsosur si teori” Pedagogu kritikon tekstet shkollore: I lexon njeri këto shkrime kriminale? – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Komunizmi është i përsosur si teori” Pedagogu kritikon tekstet shkollore: I lexon njeri këto shkrime kriminale?

Pedagogu Ermal Hasimja ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook” ditën e sotme një shkrim mbi tekstet shkollore dhe çfarë ato trajtojnë.

Të ilustruar me foton e një libri Hasimja del kundër trajtimit të figurës së Marksit, teksa i konsideron tekste kriminale.

Sipas tij Marksi përbuzte fenë, predikonte se problemi themelor ishte prona private, donte luftën e klasave, donte ekonomi të centralizuar socialiste dhe të tjera ide të cilat Hasimja i paralelizon me periudhën e komunizmit në Shqipëri.

Shkrim i plotë:

Gomarllëqet që i mësohen brezit të ri:
Domethënë: Marksi është gjenial, komunizmi është i përsosur si teori, por nuk u aplikua siç duhej. Mbi një shekull komunizëm, 160 milion viktima komuniste në botë dhe ka ende njerëz që mendojnë se fajin për këtë e kishin liderët dhe jo modeli!
A i lexon njeri këto tekste kriminale përpara se të botohen?!
Cili parim i komunizmit nuk u zbatua në Shqipëri, Rusi, Kinë, apo Gjermaninë Lindore?
Marksi predikonte se problemi themelor ishte prona private: komunistët e zhdukën.
Thoshte se duhet diktaturë me armë për të imponuar idetë e tij: a mund të ishte më diktaturë se ajo që provoi gjysma e Evropës?
Marksi përbuzte fenë: e zhdukën.
Marksi donte luftën e klasave: kockat e ajkës së intelektualëve shqiptarë, rusë, gjermanë janë shpërndarë kudo ku donin komunistët dhe një pjesë ende nuk janë gjetur.
Donte ekonomi të centralizuar socialiste: shqiptarëve ua mblodhën edhe pulat për t’i futur në kooperativë.
Çfarë dreq pjese i mbeti komunizmit pa zbatuar?!
Kjo nuk është injorancë! Është nostalgji e kalbësirave kriminale që në mes të tmerrit e mjerimit e ndjenin vete sipërorë sepse Partia i bëri vegla të saja për t’u shtypur kokën gjithë të tjerëve.
Turp! Një shoqëri që është përdhunuar 50 vjet dhe nuk ka kuptuar asgjë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *