“Shqipëria pranë Palestinës” Protesta në Tiranë, 15 të proceduar

15 persona janë proceduar penalisht nga policia pasi kanë marrë pjesë në protestën e organizuar të shtunën në sheshin “Skënderbej” në mbrojtje të Palestinës. Këta qytetarë janë proceduar në gjendje të lirë për thyerje të rregullave anti-covid.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, njofton policia.

Ndërkohë sipas autoriteteve personat e proceduar janë: S., 23 vjeç, B. L., 28 vjeç, A. B., 47 vjeç, A. D., 26 vjeç, F. B., 22 vjeç, E. Z., 44 vjeç, E. K., 35 vjeç, A. M., 21 vjeç, F. L., 27 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. J., 53 vjeç, E. R., 48 vjeç, I. D., 36 vjeç, A. H., 36 vjeç dhe O. G., 31 vjeç.

Një numër qytetarësh dolën në fundjave në një protestë paqësore për të mbështur Palestinën pas përplasjeve të armatosura që vijojnë prej një jave me Izraelin. Ata mbanin në duar pankarta që shkruanin, “Jam Palestina a po më dëgjoni?”, “Lironi Palestinën”, “Shqipëria qëndron pranë Palestinës”.

Të Fundit