“Shqipëria do t’i kalojë krizat”, ambasadorët e BE: Bashkitë kanë rol të rëndësishëm për integrimin e vendit

“Bashkitë kanë rol të rëndësishëm për integrimin në BE”. Kështu deklaroi në Tropojë ambasadori Luigi Soreca, në nisje të takimeve promovuese për ditët e Europës. Kryebashiaku i Tropojës, Rexh Byberi i dorëzoi ambasadorit Soreca titullin “Mirënjohje nga Tropoja”.

“Kjo është ditë e rëndësishme edhe për Shqipërinë, sepse ajo është në Europë. BE, ka pasur kriza, dhe ne kemi mundur t’i kalojmë dhe t’ja nisim nga e para. Shqipëria si pjesë e Europës, do ta tejkalojë këtë krizë, referuar COVID-19.

BE ju ka qëndruar pranë, që nga dita e parë që nisi kriza me covid ka qenë ndihma jonë që ndihmoi spitalet për shërbimin unë shpresoj që ky intergim të ndodhë shumë shpejt bashkitë në Shqipëri rol të rëndesishëm për integrimin në BE. Kur Shqipëria të bëhet anetarë e BE, edhe 61 bashkitë do jenë pejsë e saj.”, tha Soreca.

Të pranishem në takimin promovues të diteve të Europës ishin edhe ambasadorët e Francës, Austrisë dhe Spanjës.
“Unë kam lindur në një zonë kufitare dhe e di mirë problemin e kufijve. Bashkim Europian do të thotë të eliminosh këto barriera dhe të bashkohesh në një bashkim të tillë dhe kufijtë do të jenë jo ekzistues. Ju do te keni shumë punë, punë që kanë filluar dhe janë rrugës, gjithë këto pune do te behen me gjithe koleget ne kufij. Ky udhëtim mund të shërbejë për lidhjen, dhe i tillë është BE që do lidhë kombet dhe kufijtë.”, tha ambasadorja e Francëz. Në kuadër të ditëve të Europës, Ambasadorët zhvilluan një sërë takimesh me të rinjte e Tropojës.

 

 

 

Të Fundit