Shpërthimi në Velipojë, Manastirliu: Situata, tejet kritike për nënën dhe fëmijët e saj

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku nga shpërthimi i bombolave të gazit në një hotel në Velipojë mbetën të plagosur 4 anëtarë të familjes Gjoka.

Manastirliu thotë se mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjarët e lënduar. Ajo shprehet se situata mbetet tejet kritike për nënën dhe fëmijët e saj.

“Mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë. Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike”, thotë Manastirliu.

Të Fundit