OBSH jep alarmin: Varianti “Delta” ka prekur 98 shtete, pritet të jetë..

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka dhënë alarmin për variantin “Delta”, pasi sipas tij deri më tani ky variant ka arritur të përhapet në 98 shtete.

Ai këkroi që shtete të jenë të kujdesshme me lehtësimin e masave, ndërkohë tha se “Delta” pritet të mbizotërojë në të gjithë botën, duke bërë që disa shtete të jenë shumë të rrezikuara.

Britania e Madhe dhe Rusia janë dy shtetet që kanë më shumë infektime me këtë variant, porn ë Rusi numri i viktimave është shumë herë më i lartë. Gjithashtu edhe Australia po goditet nga “Delta”, pasi në ditët e fundit janë regjistruar një numër i madh të infektuarish dhe viktimash.

Të Fundit