Shkrumbohet nga zjarri një kasolle në Vlorë, humb jetën 80-vjeçarja.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stan në Vlorë ditën e sotme. Një kasolle në të cilën rrinin barinj në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” ka marrë flakë rreth orës 8:35 dhe ka humbur jetën një e moshuar.

Si pasojë e zjarrit ka gjetur vdekjen 80-vjeçarja me iniciale S.Z., e cila kishte shkuar për të ndihmuar bashkëshortin e saj. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

 

Të Fundit