Shkrumbohet magazina në Elbasan/ Dëmi kap vlerën e mijëra eurove.

Një magazinë me materiale tapicerie është përfshirë nga flakët në lagjen “Shënkoll”, në Elbasan, gjatë orëve të vona të mbrëmjen së djeshme.

Mësohet se magazina është në pronësi të Leonard Mustafait. Ndërkohë raportohet se nga flakët nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Bëhet me dije se, dëmi i shkaktuar nga flakët në magazinë arrin vlerën e mijëra eurove.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit

Të Fundit