“Shkollat u mbyllën nga i ftohti”/Kushi: Problem rruga që duhet të bënin fëmijët

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një prononcim për mediat, ka folur edhe një herë për mbylljen e shkollave në vendin tonë nga 24 janari deri më 26 janar.

Ministrja Kushi ka thënë se nuk ka qenë Covid-19 arsyeja e mbylljes së shkollave këto 3 ditë. Ajo pohoi se në shkollat shqiptare ka një rritje të ndjeshme të rasteve me Covid-19, ku deri të premten janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, 1100 mësues dhe 1600 nxënës.

“Ky vendim nuk ka lidhje me situatën e Covid-19. Edhe këtë situatë po e monitorojmë, sepse ka një rritje të numrit të të infektuarve. Deri të premten ishin 1100 mësues të konfirmuar me Covid-19 dhe 1600 nxënës. Për herë të parë më shumë nxënës sesa mësues”,-tha ministrja për gazetarët.

Ndërsa ajo tha se shkak i mbylljes së shkollave është bërë moti i ftohtë që ka përfshirë vendin tonë. Sipas Kushit, mbylla e shkollave u bë për shkak të rrugës dë duhet të bënin nxënësit deri në shkolla.

“Kemi qenë të detyruar t’i mbyllim për tri ditë shkollat, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Kjo lidhet edhe me rrugën që duhet të bëjnë nxënësit deri në shkollë”,-tha Kushi.

Të Fundit