“Lumja ti moj Korçë lule”, reagon Meta: Çunat e shoqatës Ballkani i Hapur janë shqetësuar

Pak ditë më parë, nga Korça, presidenti Ilir Meta publikoi një video teksa recitonte në mes të dëborës.

Video u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa sot ai u pyet edhe nga gazetarët se nga e gjen frymëzimin për të recituar për Korçën.

Meta tha se nga vargjet që ai recitoi janë shqetësuar çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur.

Pyetja: Ku e gjeni frymëzimin në këtë Janar të acartë për t’i recituar vargje Korçës?

“Të shkosh në Korçë, të rrish me ata artistë të mrekullueshëm si artistë të Korçës dhe pastaj të shkosh atje dhe të përjetosh momentin që kur ti shkon fillon dhe dëbora, dhe ajo na mungon aq shumë. Do donim të shikonim më shumë dëborë pavarësisht se duhet të marrim më shumë masa që më përpara që edhe të mos mbyllen shkollat për këtë arsye. Unë e kuptoj që çunat e shoqatës së Ballkanit të Hapur janë të shqetësuar nga përmbajtja e vargjeve që unë recitova, që i dedikohen një akti patriotik të jashtëzakonshëm sikurse është hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë. Ata janë të lirë të vazhdojnë me poezitë e Ballkanit të Hapur si “Ina Ina” etj, unë nuk jam kaq kozmopolit, jam pak i edukuar me dashurinë për atdheun”-tha Meta para gazetarëve.

Të Fundit