Sherr për një mashkull, gruaja godet 27-vjeçaren me thikë në bark: Kishte lidhje me burrin tim

Një 27-vjeçare ka përjetuar momente tmerri në oborrin e shtëpisë, kur një grua e sulmoi papritur me thikë në bark dhe në krah.

Sipas medieve greke gruaja ka sulmuar të renë, pasi sipas saj, 27-vjeçarje frekuentohej me bashkëshortin e saj.

“Erdhi me vrap, nxori thikën dhe e goditi, ndërsa me të bërtitura i thoshte “ti ke lidhje me burrin tim”, ka thënë motra e 27-vjeçares për mediet greke.

Aktualisht e reja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autorja është vënë në prangat e policisë

Të Fundit