SHBA kushtëzoi mbështetjen, Rama: S’i bindim dot të tjerët të na bashkohen tek “Open Balkan” – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

SHBA kushtëzoi mbështetjen, Rama: S’i bindim dot të tjerët të na bashkohen tek “Open Balkan”

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar deklaroi gjatë takimit online në kuadër të “Open Ballkan” se nisma do të ketë sukses vetëm nëse të gjitha vendet, pra 6 shtetet e rajonit do të bëhen pjesë.

“Mbështetja për “Open Ballkan” do të bëhet në bazë të kushteve që nisma të jetë hapur për të gjithë për anëtarësim të barabartë dhe jo shpërqendrim nga aspiratat evropiane. Pa të 6-ta vendet nuk mund të ketë sukses” deklaroi ai.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij online nga Tirana, pasi nuk ishte i pranishëm fizikisht në Beograd u shpreh se nisma do të vazhdojë edhe pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve, pasi nuk mund t’i bindin.

“Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Balkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur cfarëdo do për vendin e vet.

Falenderoj vërtetë gjithkënd dhe në veçanti Eskobarin. Mbështetja e tyre është genuine” tha ai. E ndërsa SHBA-në e falënderoi, kreu i qeverisë shqiptare Bashkimin Europian e kritikoi.

“BE bëhet problem kur thotë që duhet përfshirëse (nisma). Askush nga ne nuk ka pretenduar që është perfekt. Por në vend të thuhet kjo, të inkurajojnë të tjerët të bashkohen. Duke i dhënë të tjerëve alibinë që Europa është kundër, Gjermania është kundër.

Do të isha i lumtur që dy aleatët dhe partnerët të inkurajojnë të tjerët t’i bashkohen (nismën). Nuk kam dëgjuar kurrë nga Vuçiç që nuk e do Kosovën në tryezë. “Ballkani i Hapur” të mos bëhet karikaturë e strukturave që njohim. Që thonë një gjë dhe pastaj një tjetër” tha Rama, i cili në fund të fjalimit të tij online u duartrokit.

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov u shpreh se “kufijtë duhet të bëhen gjithmonë e më pak relevantë”. Kryeministrja e Serbisë, Brnabic e cilësoi “Open Ballkan” si politikë të mençur. “Nëse dështojmë në një nismë si kjo, suksesi ynë është në rrezik” tha ajo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *