Vettingu i politikanëve, Arben Kraja: I papërshtatshëm të kryhet nga SPAK – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Vettingu i politikanëve, Arben Kraja: I papërshtatshëm të kryhet nga SPAK

Kryetari i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se e vlerëson si të papërshtatshme përfshirjen e SPAK për të kryer vettingun e politikanëve.

Këtë deklaratë, Kraja e bëri në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit që diskutoi amendamentet kushtetuese të depozituara nga Partia Demokratike.

Për kreun e SPAK, vettingu i politikanëve do të ishte një ngarkesë e jashtëzakonshme pune.

 “Në raport me materialin që është përgatitur për përfshirjen  e SPAK. Është një procedurë administrative e parashikuar në kushtetutë për tu realizuar që përfshin rreth 200 subjekte. Një procedurë që do kohën e saj dhe me këto kritere duhet vlerësuar. Formalisht është një mundësi për t’i ngarkuar prokurorisë detyra të tjera, por këto nuk duhet të pengojnë thelbin e punës së prokurorisë që është ndjekja penale. Është një ngarkesë e jashtëzakonshme pune. Ne kemi kaluar një eksperiencë negative me OFL-të. Ishte një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës tonë. Prandaj do ta vlerësoja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë proces. Jam kundër përfshirjes së Prokurorisë së Posaçme në këtë proces administrativ,” deklaroi Kraja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *